“Ndaj Argjentinës ndeshja e jetës tonë”, Rodri: Ata kanë Messin, edhe ne kemi Yamal! Besoj tek Spanja

Mesfushori i Spanjës, Rodri, ka folur me besim të plotë para finales së Botërorit kundër Argjentinës, duke theksuar se frymëzimi i ekipit spanjoll buron nga dëshira e madhe për të triumfuar. “U kam thënë djemve se duhet të kesh më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë për të humbur”, deklaroi ai. Rodri pranon se kundërshtari është shumë i vështirë, duke qenë se Argjentina e di çfarë do të thotë të jesh kampion bote, por spanjollët e dinë gjithashtu se ky është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tyre. Mesfushori i Manchester City ka pohuar se ndodhet në formën më të mirë të sezonit, falë një pune të palodhur dhe një përgatitjeje serioze gjatë gjithë vitit, duke pasur gjithmonë synimin kryesor Kupën e Botës. Sipas tij, Spanja ka treguar pjekuri në identifikimin e momenteve kyçe dhe ka gjetur versionin e saj më të mirë pikërisht kur ka nevojë. Kur u pyet se si do të neutralizonin Messin, Rodri buzëqeshi dhe u përgjigj me thjeshtësi: “Ata kanë Messin, edhe ne kemi Jamal”. Deklarata e tij përfundimtare ishte e qartë: “Është dita e jetës sonë”.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading