Kristjan Asllani do të jetë pjesë e grupit të Interit gjatë turneut përgatitor në Gjermani, por kjo nuk do të thotë se mesfushori shqiptar ka të ardhme të sigurt te “nerazzurrit”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi milanez është i hapur për transferimin e tij sapo të materializohet një ofertë e përshtatshme. Deri në këtë moment, asnjë propozim nuk ka arritur të plotësojë kërkesat e Interit, ndaj lojtari do të vazhdojë stërvitjet me ekipin e parë ndërsa pritet zhvillime konkrete në merkato.
Interi ka vendosur çmimin e tij rreth 10 milionë euro dhe nuk përjashton as mundësinë e huazimit, me opsion blerjeje të përfshirë. Interesim ka ardhur kryesisht nga klube italiane, megjithëse tabloja e plotë e tregut mbetet ende e paqartë. Sezonin e kaluar, Asllani nuk arriti të gjejë hapësirë te trajneri Kivu, duke qenë i detyruar të huazohej fillimisht te Torino dhe më pas te Besiktasi, ku kaloi pjesën e mbetur të vitit. Tani e ardhmja e tij mbetet në varësi të lëvizjeve të merkatos verore.

Leave a Reply