Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm pas një serie sulmesh ajrore amerikane ndaj objektivave ushtarake në Iran, që sipas raportimeve zgjatën rreth pesë orë gjatë natës së kaluar
Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së që të kontribuojnë financiarisht për operacionet amerikane, duke deklaruar se kërkon “rimbursim nga vendet që po ndihmohen”.
Irani kundërpërgjigjet me raketa dhe dronë
Nga ana tjetër, Irani dhe grupet e armatosura aleate të tij, përfshirë rebelët Houthi në Jemen, kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj objektivave në rajonin e Gjirit Persik.Sipas burimeve të cituara, dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe janë goditur teksa tentonin të kalonin nëpër këtë rrugë detare, të cilën autoritetet iraniane e konsideronin të palejuar.
SHBA propozon kontrollin e Hormuzit
Në zhvillimet e fundit, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbrojtje për anijet që kalojnë nëpër Gjirin Persik dhe njoftoi një tarifë prej 20% për ngarkesat që përdorin këtë korridor.
Presidenti amerikan e ka përshkruar SHBA-në si “Roja e Hormuzit”, duke argumentuar se Uashingtoni do të marrë një rol të drejtpërdrejtë në garantimin e sigurisë së këtij kalimi strategjik.

Leave a Reply